Përtej fushës së tij, muzikës dhe repit, emrin e këngëtarit Stresi e dëgjojmë shpesh herë edhe për çështje patriotike. Arkimend Lushaj ka ngritur shpesh zërin për situate që i duken të padrejta, por së fundmi ka sulmuar drejtpërdrejtë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Reperi ka publikuar disa pamje të një dokumentari që ishte duke ndjekur në televizion. Në një moment ai nuk përmbahet dhe shan serbët, madje tregon edhe gishtin e mesit. “Lufta e 1 botërore. Aleksander Vuçiçi, ne të ndihmuam një herë, ti na ktheve me armë…”, ka shkruar reperi në Instastory./FrontOnline/