Ditën e sotme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e konfirmoi se ka nënshkruar tri kërkesa për ekstradimin në Kosovë të artistëve, Stresi dhe Noizy, e poashtu edhe ndaj DJ-it të këtij të fundit.
“Po tashmë i kam nënshkruar tri kërkesa për tre persona”, deklaroi Haxhiu për Reporteri.net.
Lidhur me këtë, ka reaguar Stresi përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram.
“Pse bre loçk e ke nënshkru”, ka shkruar Stresi në postimin e bërë.
Noizy dhe DJ i tij tashmë veçse janë arrestuar nga policia shqiptare, ndërsa Stresi ende ndodhet në arrati.