Stresi ka humbur një nga njerzt më të shtrenjtë në jetën e tij, gjyshin.
“Mjeshtri i Madh”, Ali Mulaj ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 92-vjeçare.
Përmes rrjeteve sociale Stresi ka bërë një dedikim për gjyshin e ndjerë duke përlotur me fjalët.
“Ali Mulaj të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i xhenetit. Gjyshi im më ke kput zemrën. Faleminderit që më ngjite emrin Arkimed, faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhan për mu. Gjysh ti ishe balsami i shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe Gjysh”, shkruan Stresi.