Që nga ndarja me ish barshkëshorten, këngëtari i njohur shqiptar, Stresi, është shfaqur i vetëm.
Madje pak kohë më parë ka konfirmuar se ai është beqar.
E së fundi ai ka folur edhe një herë rreth kësaj teme.
I ftuar në një intervsitë, Stresi u pyet edhe në lidhje me jetën e tij private, ku shprehu se nuk beson më në dashuri.
Reperi shtoi se tani e tutje dëshiron që partnerja e tij e ardhshme të jetë e huaj ose të jetojë jashtë Shqipërisë.
“Tani e mbrapa dua një nuse të huaj, ose që jeton jashtë. Sepse nuk besoj më në dashuri. Çfarë kam parë këtu…nuk dua të paragjykoj por është shumë e vështirë. Kjo është zgjedhja ime për partneren e ardhshme.”- tha ai në “Ftesë në 5.”
Ndryshe së fundi në media është diskutuar shumë puna si kamariere në klube nate e ish bashkëshortesës së tij, Kejsi.