Reperit Stresi i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Kështu raporton Indeksonline duke iu referuar Prokuorisë në Pejë.
Arkimend Lushaj u dorëzua këtë mëngjes në stacionin policor në Pejë.
Ai në stacion u paraqit bashkë me avokatin e tij, pasi ishte lëshuar fletarrest për të muaj më parë, lidhur me një përleshje të ndodhur në një klub nate.
Klankosova.tv, ka provuar të kontaktojë me Prokurorinë Themelore të Pejës për të konfirmuar caktimin e masës së ndalimit, por deri në publikimin e këtij lajmi kanë qenë të paqasshëm.