×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Stoltenberg: Mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e Alexei Navalnyt është që Putin të mposhtet

    FrontOnline
    21 Shkurt 2024

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se vdekja e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, si dhe përfitimet e para të Rusisë në fushëbetejë pas shumë muajve, duhet ta ndihmojnë aleancën ushtarake dhe aleatët e saj t’i kushtojnë vëmendje nevojës urgjente për ta mbështetur Ukrainën.

    Shefi i NATO-s tha se tërheqja e forcave ukrainase nga qyteti i Avdivkës pas shumë muajve luftimesh, dëshmon nevojën për më shumë ndihma ushtarake “për t’u siguruar se Rusia nuk fiton më shumë territor”.

    Vdekja e Navalnyt në një burg në Arktik të premten më 16 shkurt nën rrethana të dyshimta e rrit nevojën për t’u siguruar që sundimi autoritar i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk kalon pa u kontrolluar.

    “Unë besoj fuqishëm se mënyra më e mirë për ta nderuar kujtimin e Alexei Navalnyt është të sigurohemi se presidenti Putin nuk fiton në fushëbetejë, por që Ukraina të triumfojë”, tha Stoltenberg.

    Aleatët e Ukrainës kanë punuar për një pako prej 61 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake amerikane, tha Stoltenberg, por derisa kjo pako ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve, vendet e tjera, përfshirë Suedinë, Kanadanë dhe Japoninë, e kanë rritur mbështetjen për Ukrainën./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.