Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani ishte i ftuar në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” ku ka komentuar ngjarjet e ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Niko u shpreh se do donte që fituese të ishte Beniada sepse sipas tij është nga personazhet më ‘cool’ që po rezistojnë aty.
Ndërkohë, stilisti nuk i ka fshehur rezervat për Ilirin për të cilin tha se edhe te “Dancing with the stars” nuk ka qenë i shoqërueshëm dhe nëse e kundërshtoje hakmerrej.
“Iliri nuk ka qenë fare social tek “Dancing with the Stars”, nuk na fliste. Nëse ti i përgjigjeshe ironisë së tij, Iliri të eliminonte. Ka plot lojtarë që kanë marrë pjesë aty që kanë ankesa edhe sot e kësaj dite. Diçka t’i thuash kundrra ai të merr inat dhe nuk është normale për një artist si ai. Është hipokrit. Habitem me gjërat apsurde që thotë dhe askush nuk reagon. Unë do të reagoja sepse i di, ai nuk mbështetur njeri dhe i pëlqejnë lajkat. Ka qenë te ‘Amici’ dhe ka patur një karrierë të mirë në Itali. Gjykonte të tjerët që vinin nga ‘reality show’ kur ai ka qenë vet aty. Ai gjithçka që bën kur do t’i hedhi dikujt baltë përmend pjesën që ka qenë në Itali.”