×
  • Sport
  • Sport

    Stërviti “gjeneratën e artë” të futbollit të Kosovës dhe ishte bashkëlojtar me Amir Rrahmanin dhe Eros Grezdën, ky është rrëfimi i trajnerit Triumf Sinani

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Blendi Baftiu, Ardit Nika, Emir Sahiti dhe shumë tjerë janë futbollistët e talentuar shqiptarë që karrierën e kanë nisur në “lloçin” e Kosovës, raporton FrontOnline.

    Derisa Sahiti momentalisht luan në elitën e futbollit kroat, Baftiu pritet të transferohet jashtë vendit në afatin kalimtar veror, derisa Nika është titullar te klubi më i madh në vend, Prishtina.

    Këta tre futbollistë e shumë tjerë, ka pasur rastin dhe fatin t’i stërvisë trajneri i njohur shqiptar, Triumf Sinani.

    Sinani e kishte kryer këtë detyrë te klubi prishtinas, Ramiz Sadiku, ku momentalisht është trajner i gjeneratës U17.

    Në një bisedë me FrontOnline, Sinani tregon se është “fat” për të që të stërvisë futbollistët e rinjë, derisa tregon se futbollistët si Sahiti, Baftiu dhe Nika “janë të rrallë”.

    “E vërtetë që është fat t’i stërvisësh futbollistët e rinjë, e veçanarisht futbollistët e talentuar. Nika, Baftiu dhe Sahiti janë të rrallë dhe si të tillë është fat dhe kënaqësi t’i stërvisësh. Njëherit është edhe përgjegjësi shtesë pasi duhet shumë përkushtim dhe shumë punë që futbollistët e talentuar të përmirësohen dhe të rriten në aspektin profesional”, ka thënë fillimisht Triumf Sinani.

    Sinani rrëfehet për ditët e para kur kishte në dispozicion futbollistët e lartëcekur, duke thënë se talenti i tyre ishte më premtues në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre.

    “Kur kanë filluar të ushtrojnë këta futbollistë, kushtet e futbollit në Kosovë poashtu edhe vetë futbolli kanë qenë në situatë jo të mirë pasi ende nuk kemi qenë të njohur ndërkombëtarisht. Si rrjedhojë, pritshmëritë nuk kanë qenë edhe shumë të mëdha, por talenti i tyre ka qenë premtues pasi kanë pasur cilësi mjaft të mira në krahasim me bashkëmoshatarët”, tregoi ai, duke vazhduar:

    “Ne kemi besuar pasi çdo trajner duhet t’i motivojë futbollistët e tij dhe t’ua tregoj rrugën drejt majave të futbollit”.

    Blend Baftiu, i cili është njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin e Kosovës, është përfolur shumë se mund të largohet drejt ndonjë klubi evropiane.

    Për të, Sinani thotë se që në moshë të re, është vërejtur talenti i madh i tij për futbollin.

    “Blendi ka filluar që në moshë të re të luajë dhe të stërvisë në klubin tonë dhe që në hapat e para është vërejtur talenti i tij për futbollin, pasi prej fillimisht ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë që kemi pasur ndonjëherë në shkollë. Për këtë arsye, ai ka avansuar duke luajtur në gjenerata më të mëdha se mosha e tij, duke debutuar me skuadrën e parë në moshën 16-vjeçare dhe është nga ata futbollistë që shpresojmë që do të luajë në nivele të larta”, rrëfehet trajneri i grupmoshës U17 te Ramiz Sadiku.

    Derisa ka stërvitur futbollistë si Emir Sahiti, Blend Baftiu dhe Ardit Nika, Sinani e ka një mesazh për këta futbollistë dhe të tjerët.

    “Kushtet tani janë shumë më të mira, kurse futbollistët tanë që ushtrojnë në këtë kohë duhet që futbollistët e dalë nga shkolla jonë t’i shohin si fakt dhe dëshmi se me talent dhe shumë punë mund të bëhesh futbollist i njohur dhe të depërtosh në arenën ndërkombëtare”, nënvizoi ai.

    Përpos që si trajner ka pasur rastin të stërvisë gjenerata të talentuara, edhe si futbollist, Triumfi kishte pasur fat të madh.

    Në mesin e bashkëlojtarëve që ai kishte, ishin kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Eros Grezda.

    “Kontaktet me Amirin dhe Erosin janë të pakta pasi dihet se koha dhe angazhimi i tyre në klubet ku luajnë është shumë i madh, por në rastet kur shihemi, ndalemi dhe flasim për kohët e vjetra dhe përvojat që kemi pasur bashkë. Gjithsesi, është ndjenjë shumë e mirë kur i sheh bashkëlojtarët duke luajtur në arenën ndërkombëtare”, tregon Sinani.

    Rrahmani që e nisi karrierën në futbollin e Kosovës, sot luan te klubi i madh italian, Napoli, derisa Sinani thotë se Amiri e arriti këtë falë “punës së madhe”.

    “Amiri ishte shumë i ri kur erdhi në klubin tonë dhe si 16 apo 17-vjeçar ka debutuar në skuadrën e parë dhe me të vërtetë ka qenë një nga lojtarët më të dalluar. Është nder dhe kënaqësi për mua që Amiri i ka arritur këto nivele, pasi të gjithë çfarë ka në karrierë, e ka falë punës së tij të madhe”, ka thënë të shtunën për FrontOnline Triumf Sinani./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.