Futbollistët e Torontos u larguan nga Amerika shkaku i pandemisë COVID-19, por u tronditën në Kaliforni.
Në fillim të stërvitjes para ndeshjes kundër Cruz Azulit, u dëgjua një britmë e një futbollisti pasi një alligator hyri në fushë, shkruan FrontOnline.
“Krejt çfarë mund të them është se ishte një alligator i madh. Lojtarët e mi vrapuan shpejt. Nuk prisja gjëra të tilla”, tha trajneri i Torontos.
“Ndoshta është e zakonshme këtu pasi jemi afër ujit, por kjo ishte një mënyrë interesante për të filluar me stërvitjet”, zbuloi Chris Armas./FrontOnline/