Si po shkon Stellantis në Evropë?
Epo, njësoj si në Amerikën e Veriut, jo aq mirë.
Kjo pasi dërgesat në tremujorin e tretë të vitit ranë për 17%.
Sikur kjo të mos mjaftonte, prodhimi i një veture tjetër do të ndalet për shkak të kërkesës së ulët.
E montuar në fabrikën Pomigliano d’Arco në Itali, Panda do të pauzojë për disa kohë.
Pse? Agjencia italiane e lajmeve Ansa pretendon se Stellantis u tha sindikatave se “këto masa janë të nevojshme për të përshtatur prodhimin me kushtet aktuale të tregut dhe për të garantuar menaxhim efikas të burimeve”.
Me fjalë të tjera, Panda nuk po shitet aq mirë.
Fabrikat e motorëve Termoli dhe Pratola Serra në Itali do të jenë gjithashtu përkohësisht jashtë funksionit për disa ditë në nëntor.
Ndryshe, Panda e gjeneratës së tretë është një nga veturat më të vjetra në shitje në Evropë, që ka qenë në qarkullim që nga viti 2011. /Telegrafi