Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, teksa ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është shprehur se e sheh si të deprofilizuar.
Ajo është shprehur se kjo parti kritikon ndihmën që ata ua bëjnë nënave e fëmijëve, e siç u shpreh, “në anën tjetër flet për qumësht e për pampersa”, përcjell Klankosova.tv.
“LDK-ja tërësisht e deprofilizuar nga atë për të cilën ne e kujtojmë LDK-në, në qoftëse kthehet tek programi, flet për çështje të koeficientit në pagat e sektorit publik, në anën tjetër kritikon për ndihmën që ne u bëjmë nënave dhe fëmijëve, e në anën tjetër flet për qumësht e për pampersa”, është shprehur Statovci.