×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Statistikat tri vjeçare/ Mbi 244 milionë € importe nga SHBA-të, këto janë 5 produktet më të importuara

    FrontOnline
    11 Gusht 2024

    Lëndët djegëse, mjetet e transportit, produktet e mishit,  por edhe armatimi dhe municioni janë pesë produktet kryesore që Kosova nga importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë tre viteve të fundit. Referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se gjatë tre viteve të fundit vlera e gjitha produkteve të importuara nga SHBA-ja ishte 244 milionë euro

    Mjetet e ndryshme të transportit si vagona, pjesë të vagonëve të hekurudhës, apo edhe pjesët plotësuese të tyre janë produkti më i importuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për në Kosovë gjatë tre viteve të fundit.

    Referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se gjatë viteve 2023, 2022 si dhe 2021 vlera e importuar të këtyre produkteve (mjetet e ndryshme të transportit si pjesë të vagonëve të hekurudhës, apo edhe pjesët plotësuese të tyre) arriti në rreth 70 milionë euro.

    Produktet e mishit po ashtu hyjnë në top pesë mallrat më të importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë tre viteve të fundit.

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se gjatë vitit 2023 Kosova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës importi produkte të tilla në vlerë prej 8,7 milionë euro, në vitin 2022 vlera e këtij produkti të importuar ishte 6,2 milionë euro, deri sa në vitin 2021 ishte 5 milionë euro.

    Gjithashtu edhe lëndët djegëse hyjnë në top pesëshen e produkteve më të importuara nga SHBA-ja së paku gjatë tre viteve të fundit.

    Referuar të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se në vitin 2023 Kosova nga SHBA-ja importoi lëndë djegëse në vlere prej rreth 12 milionë  euro, në vitin 2022 shuma e lendeve të importuara ishte 13,4 milionë euro, në vitin 2021 ishte 4,2 milionë euro.

    Produktet farmaceutike po ashtu përbejnë një shume te konsiderueshme te importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të Doganës shihet se gjatë vitit 2023 Kosova nga SHBA-ja importoi produkte farmaceutike në vlere prej 5,7 milionë euro, në vitin 2022 vlera e importit ishte mbi 11 milionë euro, deri sa në vitin 2020 shuma e produkteve farmaceutike të importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte  gati 11 milionë euro.

    16,2 milionë euro importe armë dhe municion nga SHBA-ja

    Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës shihet se armët dhe municioni  përbejnë një pjesë të konsiderueshme të volumit të importit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë tri viteve të fundit Kosova nga ky shtet importoi armë dhe municion në vlere prej më shumë se 16,2 milionë euro.

    Në vitin 2023 Kosova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës importoi armë dhe municion në vlerë prej 9,7 milionë euro, në vitin 2022 shuma e municionit dhe armeve të importuara arriti vlerën në  3,6 milionë euro , deri sa në vitin 2021 ishte 2,9 milionë euro.

     SHBA-të duhet të jetë partneri kryesor ekonomik i Kosovës

    Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend, thotë se partneri kryesor ekonomik i Kosovës, do të duhej të ishte Amerika.  Sipas tij, që nga eksporti dhe importi e deri tek politikat fiskale e monetare të harmonizuara në koordinim të plotë me njëra tjetrën.

    “Kompanitë amerikane do të duheshin të lulëzonin në Kosovë duke hapur branchet e tyre prodhuese dhe shërbyese jo për ta synuar vetëm tregun e Kosovës por edhe tregun evropian. Politikat ekonomike të kësaj qeverie kanë qenë jo të sakta dhe jo të mira rreth ngritjes së bashkëpunimit me Amerikën.  Asnjë hap serioz, asnjë angazhim konkret. Ju kujtohet kur kryeministri Kurti në fillim të mandatit ishte në Amerikë dhe thoshte jam takuar me disa kompani amerikane siç janë LinkedIn, pastaj të VMWare, Sumeru Equity Partners, Andreessen Horowitz dhe te Miller Center for Social Entrepreneurship, Airbnb dhe Microsoft, asnjë arritje apo thithje te investimeve” ka thënë Prestreshi.

    Sipas tij, përveç fjalëve asgjë konkrete nuk ka pasur në këtë drejtim.  Më tutje ai thotë se Qeveria duhet të bëje marrëveshje favorizuese me kompani të ndryshme amerikane, duhet ta harmonizoi dhe ta beje akoma me te favorshëm Ligjin për investime strategjike. Qeveria duket te largohet nga diskursi luftënxitëses. Po ashtu, sipas tij Qeveria duhet te kujdeset qe mos të krijoi ligje të cilat shkelin parimet baze të ekonomisë së tregut dhe Kapitalizmit. Gjate këtij mandati qeverisës, marrëdhëniet ekonomike me Amerikan kane pësuar goditje, dhe vështir që të riparohen.

    *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurti, pati edhe ankesa për rrymë. Mërgimtari i cili kishte ardhur qe...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se vetingu duhet të bëhet. Sipas saj, kjo temë duhet të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi ka dalë në terren në Ferizaj, qytet që po përballet me...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Komuna e Jonikut ka instaluar sot kamerat publike në qytet. Këtë e bëri të ditur, kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. Ai...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kritikuar Qeverinë për subvencionet ndaj pensionistëve dhe fëmijëve, duke e cilësuar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.