×
  • Lajme
  • Lajme

    Statistikat e Kurtit: Për 3 vjet e gjysmë 75 mijë veta më shumë të punësuar, ekonomia u rrit për 33%, buxheti 35%, dy herë paga minimale

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para anëtarësisë së LVV-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur edhe për situatën ekonomike në vend e nivelin e papunësisë.

    Sipas Kurtit, Kosova sot ka më 75 mijë më shumë të punësuar sesa kur LVV e kishte marrë pushtetin dhe sipas tij, kjo s’do të ishte e mundur nëse s’do të kishte pasur rritje ekonomike.

    “Kjo vjeshtë e gjen Kosovën me 425 mijë të punësuar, ndërsa kur filluam qeverisjen Kosova kishte 350 mijë të punësuar. Këta 75 mijë më shumë të punësuar, nuk do të arriheshin pa u rritur ekonomia”, ka thënë Kurti.

    Ai tutje ka shtuar e GDP është rritur për 33 %, buxheti për 35 % dhe të hyrat tatimore janë 40 % më shumë se në vitin 2021. Gjithashtu ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij është rritur paga minimale dy herë.

    “Bruto produkti vendor është rritur për 33%, ndërsa buxheti për 35 %. Të hyrat tatimore sivjet janë pothuajse 40 % më shumë se sa në vitin 2021, pra po krahasohemi me veten tonë. Eksportet janë dyfishuar, e investimet e huaja më shumë se dyfishuar”, ka thënë kryeministri Kurti, pa përmendur fare nivelin e importeve.

    Sipas të dhënave zyrtare në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave në muajin qershor 2024 kishte vlerën 73,4 milionë Euro, ndërsa importi 498,7 milionë Euro.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ia “ka lidhur këmbët” Kosovës me marrëveshjen...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetarja e partisë së vogël “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, të cilës Kurti ia kishte besuar drejtimin e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin...
    Lajme05 Tetor 2024
    “Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin. Përkundrazi, ka njerëz...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris. Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka folur edhe për mospajtimet që...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes pasi foli për, siç tha ai, të arriturat e Qeverisë së...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu, tha se situatat e krijuara midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Ai theksoi...
    Lajme05 Tetor 2024
    Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e djalit të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ishte e ftuara e radhës në podcast-in e...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar mbrëmë në fshatin Ngucat të Malishevës, ku ka takuar disa nga banorët e atij fshati....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.