Atdhe Nuhiu ka konfirmuar edhe zyrtarisht se është pensionuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Sulmuesi prishtinas në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar se i ka dhënë fund aventurës me “Dardanët”, raporton FrontOnline.
Ai ka falënderuar tifozët, bashkëlojtarët dhe kryesinë e përfaqësueses për mbështetjen.
Siç shkruan ai, sot “Kosova e ka një skuadër që mund të konkurrojë edhe me Anglinë, Spanjën etj.
Ndeshjen e parë me Kosovën e zhvilloi më 17 mars të vitit 2017 kundër Islandës në eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018”, ku edhe shënoi një gol.
Në përgjithësi, 31-vjeçari është paraqitur në 19 ndeshje për “Dardanët”, ku ka shënuar vetëm tre gola.
Saktësisht, Nuhiu ka luajtur në gjashtë ndeshje eliminatore për botëror, gjashtë miqësore, katër ndeshje të Ligës së Kombeve dhe në tri ndeshje eliminatore për evropian.
Para Kosovës, ai kishte përfaqësuar Austrinë në grupmoshat U19, U20 dhe U21./FrontOnline/