×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Starmer: Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedimet për armëpushimin

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Kryeministri britanik Keir Starmer inkurajoi homologët e tij të vazhdojnë përpjekjet për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Komentet e tij u bënë gjatë një takimi virtual të mbajtur nëpërmjet internetit të shtunën, me qëllimin për t’i dhënë fund luftimeve mes dy vendeve.

    Kryeministri britanik tha gjatë takimit ku merrnin pjesë përgjithësisht udhëheqës evropianë se “herët apo vonë” Rusisë do t’i duhet të angazhohet në bisedime për të arritur një armëpushim për konfliktin në vitin e tretë.

    Në takim pati pjesëmarrje nga udhëheqës përgjithësisht evropianë, si dhe ata nga Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, por jo nga Shtetet e Bashkuara.

    “Herët apo vonë, atij do t’i duhet të vijë në tavolinë”, tha zoti Starmer, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin, vendi i të cilit sulmoi Ukrainën më 24 shkurt 2022.

    Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje Moskës të pranojë një marrëveshje armëpushimi për të cilën ranë dakort delegacionet amerikane dhe ukrainase të mbledhura në Arabinë Saudite.

    Gjithashtu, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pati deklaruar se “topi është tashmë në fushën e Rusisë”.

    Presidenti rus Putin tha se është dakort në parim me armëpushimin, por se Rusia ka ende disa kushte dhe pikëpyetje, të cilat duhet të trajtohen përpara se të pranohet marrëveshja.

    Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sugjeroi se Presidenti Putin po vonon procesin dhe se ka paraqitur aq shumë parakushte sa që “nuk do të funksionojë asgjë”.

    Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet ndaj gazit dhe naftës të Rusisë, si dhe ndaj sektorit të saj financiar.

    Diskutimi i së shtunës mes udhëheqësve botërorë mund të trajtojë mbështetjen e ardhshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën, si dhe shqetësimet e ngritura nga zoti Zelenskyy për aspektet e sigurisë, në rastin se do të arrihet një marrëveshje paqeje. Presidenti ukrainas ishte ndër pjesëmarrësit e takimit virtual të së shtunës./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën. Sipas raportimeve të mediave,...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme21 Mars 2025
    Pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, procesi ka hasur në vonesa të papritura dhe ka lënë shumë pikëpyetje për transparencën dhe legjitimitetin...
    Sport20 Mars 2025
    Sonte, Kosova ka shënuar fitore kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve. Për këtë arritje, kishte diçka për të thënë edhe...
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.