Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer është takuar sot me shefat e mbrojtjes pranë Londrës, pasi ata diskutojnë një “forcë sigurie” të mundshme në Ukrainë pas çdo armëpushimi.
Siç ka raportuar BBC përmes korospodentit të mediumit, Starmer “shpreson” se do të ketë një marrëveshje paqeje në Ukrainë.”.
“Ajo që unë di është nëse ka një marrëveshje, koha për planifikim është tani. Nuk është pasi të arrihet një marrëveshje.”
Ai shton: “Është shumë e rëndësishme që ta bëjmë atë punë, sepse ne e dimë me siguri një gjë që është një marrëveshje pa asgjë pas saj, është diçka që Putini do të shkelë.