Sylvester Stallone ka vendosur të flasë për divorcin dhe pajtimin me gruan e tij Jennifer Flavin në më pak se një muaj. Aktori tregoi se ndarja nga gruaja e tij “ia hapi sytë”.
“Në mua u zgjuan papritur emocionet për atë që është më e vlefshme se çdo gjë, dhe kjo është dashuria për familjen time. Është më e rëndësishme se karriera ime, edhe pse mësimin e mësova në rrugën e vështirë”, hapi shpirtin aktori për ‘The Sunday Times’.
Ylli i Rocky dhe Rambo foli edhe për atë se sa shumë i vjen keq që ka munguar si baba për shkak të karrierës së tij, duke shtuar se ai përpiqet të përfshihet më shumë në jetën e fëmijëve të tij. Stallone ka tre vajza me Jennifer Flavin: Sistine, Scarlet dhe Sophia Stallone.
“Tani i pyes vajzat e mia gjatë gjithë kohës se si e kaluan ditën e tyre. Njëra prej tyre më tha një herë se po mendonte për mua. Unë kurrë nuk e kam dëgjuar këtë prej tyre më parë. Por kur një vajzë e di që ju kujdeseni për të, ajo do të jetë aty për ty gjithë jetën e saj”, tha Stallone.
Djali i tij i madh Sage nga martesa e tij e parë vdiq nga një atak në zemër në vitin 2012 në moshën 36-vjeçare. Ai u përpoq të mbronte djalin e tij Seargeoh, i cili është me autizëm, nga mediat.
Kujtojmë se Sylvester Stallone (76) dhe gruaja e tij Jennifer Flavin (54) u ndanë për pak kohë në gusht pas 25 vitesh martesë. Flavin tha në atë kohë se ishte “e pikëlluar” që po bënte kërkesë për divorc nga Stallone dhe se ata synonin të qëndronin në marrëdhënie miqësore.
Pastaj çifti u pajtuan vetëm një muaj më vonë. Mediat amerikane shkruajnë se çifti kanë vendosur të takohen sërish në shtëpi, ku kanë biseduar dhe kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet./FrontOnline/