×
  • Lajme
  • Lajme

    Stafi mbështetës shëndetësor proteston të martën

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për të martën, në ora 10:00, pranë drejtorisë së SHSKUK-së, me kërkesë që të realizohet pako prej 300 eurove .

    Sipas njoftimit nga Këshilli Organizativë, kjo protestë do të fillojë të martën dhe janë këmbëngulës që ta vazhdojë deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës..

    “Këtë ditë do të fillojmë me bojkotimin e punës për një orë pune, kurse nëse nuk ka reflektim pozitiv nga menaxhmenti dhe Qeveria, ne do të vazhdojmë protestat e radhës në ditët në vijim, me radikalizim të veprimeve tona”, thuhet në njoftim.

    Ftesa për protestës iu drejtohet specializantëve, përfaqësuesve të administratës, vozitësve të autoambolancave, pjesëtarëve të sigurimit, servuesve të ushqimit, recepcionistëve, pastruesve, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK dhe të gjithë atyre që nuk kanë përfituar deri më tani, shtesën e premtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ju bëjmë

    “Ju drejtohemi 1.617 punëtorëve të stafit mbështetës shëndetësor qe të martën ,më 6 tetor në ora 10:00, pranë Drejtorisë së SHSKUK-së, do vazhdojmë me protestën e radhës për realizimin e kërkesës tonë që edhe për këto kategori, gjysmën në shumën e të punësuarve në QKUK dhe SHSKUK të realizohet pakoja prej 300€ për ne stafin mbështetsh ishte premtimi për “heronjëst” e luftës kundër Covid-19 nga ana e kryeministrit, ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit tonë. Me këtë ftesë ju bëjnë thirrje që në reagimin tonë përmes kësaj proteste ,të marrin pjesë dhe të na bashkëngjiten edhe të punësuarit e këtyre kategorive edhe nga regjioni i Prizrenit, Pejës e qendrave tjera të Kosovës dhe mbi 300 Specializantë që nuk janë përfshirë në këtë pako emergjente”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.