×
  • Lajme
  • Lajme

    Stafi mbështetës shëndetësor dy muaj pa paga, Ministria s’tregon arsyen

    FrontOnline
    21 Maj 2022

    Që dy muaj nuk është paguar për punën që është duke e bërë.

    Është vetëm njëri në mesin e 1 mijë e 116 infermierëve të cilët janë angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë ndaj luftës së pandemisë (staf mbështetës).

    Ky infermier emër i njohur për redaksinë i cili aktualisht është i angazhuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) thotë për FrontOnline se pavarësisht që pagat janë shumë të ulëta, së paku do të duhej t’i merrnin pasi që iu takojnë.

    “Që dy muaj nuk kemi marrë pagë. Edhe ashtu kemi paga diskriminuese. Kërkesa jonë për Ministrinë e Shëndetësisë është që të na paguajnë dy pagat për punën që e kemi bërë sepse neve më 5 qershor të këtij viti na skadon kontrata”, ka thënë ai për FrontOnline.

    I pyetur se çfarë do të bëjnë në rast se pagat nuk do ti marrin edhe në ditët në vazhdim, thotë se vetmja zgjidhje është bojkotimi i punës.

    “E vetmja mundësi që kemi është bojkotimi i punës”, ka thënë shkurt ai.

    Lidhur me këtë çështje, për FrontOnline ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Përparim Berisha.

    Berisha thotë se të njëjtit për shkak të mungesës së pagës po detyrohen që të kërkojnë para nga familjarët e tyre për të mbuluar shpenzimet.

    Ndërsa, deklaron se kanë kërkuar që këtyre infermierëve t’u bëhen kontrata të rregullta pasi që nevojat për infermierë të ri në vend janë të mëdha.

    “Ne kemi kërkuar që stafit shëndetësor të pranuar për punë në Covid-19 të iu bëhen kontratat e rregullta të punës nëse ka mundësi ligjore, ose të hapet konkurs dhe të pranohen të paktën 1000 infermier të rinj gjatë këtij viti. Nevojat për infermier janë të mëdha edhe aktualisht kur i kemi këta infermier duke punuar së bashku me ne, mos të flasim nëse largohen këta”, ka thënë Berisha për FrontOnline.

    Ai ka treguar se ka edhe reparte ku një infermier duhet të kujdeset për shumë pacientë.

    “Aktualisht ka reparte ku një infermier kujdeset për 25 pacientë, gjë që e bën të pamundur një kujdes të mirë për pacientët pavarësisht vullnetit të infermierëve për një gjë të tillë”, është shprehur ai.

    E nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë detaje se çfarë është duke ndodhur me pagat e tyre që dy muaj.

    “Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi është duke shqyrtuar mundësinë e pagesës dhe sistemit të punëtorëve shëndetësor, apo stafit mbështetës të punësuar gjatë pandemisë Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për FrontOnline.

    Nga ky dikaster kur janë pyetur se çfarë do të ndodhë me këta infermier pasi që të njëjtëve më 5 qershor iu skadon kontrata nuk kanë dhënë përgjigje.

    Ndërkaq, vetë Oda e Infermierëve të Kosovës, më 12 Maj në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, ka theksuar nevojën e mungesës së stafit të infermierëve në të gjitha komunat e Kosovës.

    Disa nga shqetësimet tjera të tyre ishin edhe niveli i ulët i sigurisë në punë, mungesa e kushteve profesionale të punës si dhe pagat e ulëta.

    Sipas Odës së Infermierëve të Kosovës, 119 infermierë kanë ikur nga Kosova vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa rreth 340 prej tyre e kanë lëshuar vendin gjatë vitit./FrontOnline

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.