×
  • Auto
  • Auto

    SSC Tuatara Striker & Agressor

    FrontOnline
    29 Maj 2021

    Kompania SSC North America, ka zgjeruar gamën e super veturës Tuatara (shpejtësia maksimale e verifikuar e saj është 455 km/h), me versionet e Tuatara Striker dhe Tuatara Aggressor që morën një pamje të jashtme të rafinuar dhe më shumë mundësi personalizimi.

    Kjo super veturë u emërua pas një hardhuce nga Zelanda e Re, ndërsa për pamjen e saj u përkujdes projektuesi Jason Castriota. Makina 1247 kg (në sajë të trupit dhe rrotave të fibrave të karbonit) ka një marsh manual të automatizuar me shtatë shpejtësi CIMA dhe një koeficient të rezistencës së ajrit prej 0.279.

    Sa i përket dimensioneve, Tuatara është 442 cm i gjatë, 200 cm i gjerë, 110 cm i lartë, boshti i rrotave është 267 cm, ndërsa rrotat janë 20 inç (Gomat Michelin Pilot Sport Cup 245/35 përpara dhe 345/25 prapa). Tuatara Striker i ri ka një ‘aero body kit’ të ri (me një spoiler të ri të përparmë, spoiler të fiksuar të pasmë, si dhe forcë më të ulët në krahasim me versionin standard.

    Tuatara mundësohet nga një motor V8 twin-turbo V9 me 5.9 litra me 1350 kuaj fuqi ose 1750 kuaj fuqi me karburant E85. Tuatara Aggressor ka të njëjtin komplet të trupit aero si Tuatara Striker, më shumë elementë të fibrave të karbonit në brendësi, mundësi të personalizimit “të pakufizuar” (karrige garash, kafaz sigurie me fibra karboni …), xham Lexan, sistem i ri i tubave të shkarkimit, si dhe motor me 1350 kuaj fuqi ose 2200 kuaj fuqi në karburantin E85. SSC planifikon të bëjë 100 kopje të modeleve Tuatara dhe Tuatara Striker, si dhe 10 kopje të Tuatara Aggressor. Tuatara standard kushton 1.95 milion dollarë, ndërsa modelet Striker dhe Aggressor janë të paktën 199,000 dollarë më të shtrenjtë (në varësi të opsioneve)./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qyetetarët për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën penale vjedhje. “Njësiti i hetimeve...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, në...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinës. Kështu ka thënë Policia e rajonit të Pejës në...
    Kronika23 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar dje në rrugën “Drenica” në Vushtrri, pasi policia gjeti një pistoletë me 30 fishekë në veturën e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.