Sonte është një festë në Mitrovicën Veriore, dhe fitorja e kandidatit të Listës Serbe është e pashmangshme.
Kështu ka deklaruar, zyrtari i kësaj partie, Aleksandar Spiric.
Sipas tij, me fitoren e kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet e Kosovës do të vendoset një lidhje e pathyeshme me Serbinë.
Pasi Zëvendëskryeministri dhe Ministri aktual Goran Rakić u transferua në qeverinë e Kosovës nga pozita e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, pas zgjedhjeve të këtij viti, deri në zgjedhjen e një kryetari të ri, ishte Spirić ai që e kreu atë punë.
“Mitrovica do të ndërtohet, por natyrisht, gjithçka varet nga ne, nga numri ynë, nga pjesëmarrja jonë, sepse këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare për mbijetesën tonë”, ka deklaruar ai.