Banorët e Sri Lankës po votojnë për një president të ri në zgjedhjet e para që nga protestat masive të shkaktuara nga kriza më e keqe ekonomike e vendit që e rrëzuan udhëheqësin në vitin 2022.
Votimi i së shtunës konsiderohet gjerësisht si një referendum mbi reformat ekonomike që synojnë ta vënë vendin në rrugën e rimëkëmbjes, raporton BBC.
Por shumë janë ende duke luftuar për të përballuar jetesën për shkak të rritjes së taksave dhe shkurtimeve të subvencioneve dhe mirëqenies.