×
  • Lajme
  • Lajme

    Sqarohet ZKA: E përmirësuam gabimin teknik, por nuk ka pasur ndikim

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me akuzat që sot dolën nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami,  e cila tha se ky institucion u ndikua nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshim të shifrës së shpenzimeve të karburanteve për vitin 2023 nga ekzekutivi.

    Në reagimin e ZKA-së thuhet se Auditorja e Përgjithshme dhe Zyra Kombëtare e Auditimit sigurojnë Kuvendin e Kosovës, opinionin publik si dhe subjektin e audituar se ky gabim teknik nuk ka pasur ndikim për nga aspekti i auditimit në raport, si dhe në opinionin e auditimit për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Ndër tjera, aty theksohet se sipas metodologjisë së Zyrës Kombëtare të Auditimit në tri vitet e fundit shifra për shpenzimet e karburantit është e përmbledhur.

    “Sipas dëshmive të auditorit, vlera e korrigjuar për 2023 për karburante përfshin shpenzimet për vetura në vlerën 10,471,000 €, naftën për ngrohje qendrore 7,590,000 €, mazutin 833, 000 €, derivatet për gjeneratorë 520,000 €, dru 8,288, 000 € si dhe vaj 208, 000 €”, thuhet në reagim.

    Poashtu, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes këtij sqarimi njofton opinionin publik se në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023 gjatë procesit të përgatitjes teknike është lëshuar një gabim, ku në faqen 42 të raportit përkatësisht te kategoria “Mallrat dhe Shërbimet” kanë mbetur të dhënat nga Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2022.

    “Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë, ZKA-ja sqaron se në faqen 42 përkatësisht te shënimi “Mallrat dhe Shërbimet” ku është bërë përshkrimi i zërave kryesorë që përbëjnë shpenzimet e kësaj kategorie, të dhënat e paraqitura nuk paraqesin gjendjen sipas të dhënave nga Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023”.

    “Me vendim të Auditores së Përgjithshme është korrigjuar Raporti Vjetor i Auditimit për vitin 2023 në faqen 42, te paragrafi 2 janë bartur të dhënat e korrigjuara të cilat përkojnë me të dhënat e sakta me Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës 2023, përkatësisht, shënimi 28 “Mallrat dhe shërbimet” si në vijim: Zërat kryesor në këtë kategori të cilat përfshijnë pjesën më të madhe të shpenzimeve janë: shërbimet kontraktuese tjera me 70,927,000€, furnizimet mjekësore 61,714,000€, shpenzimet e karburantit dhe ngrohjes 27,910,000€, blerja e librave 514,000€, shpenzimet e qirasë 11,495,000€ etj”.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave të LDK’së se ZKA u ndikua nga ministri...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se në kontratën kolektive është paraparë që...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Bernë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me deputetin Cedric...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, vizituan liqenin e Ujmanit. Në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me ç’rast u diskutua për thellimin...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi tha se Qeveria po falsifikon dokumente e raporte zyrtare, duke iu referuar korrigjimit të raportit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Adem Grabovci ka njoftuar se do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Përmes një shkrimi në Facebook,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Lista Serbe pritet të vëprojë krejtësisht ndryshe nga dy proceset zgjedhore të organizuara në katër komunat e veriut të Kosovës, më 23...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të premten ka vizituar Akademinë për Studime të Mbrojtjes Joana Bin Jassim, në Katar. Maqedonci ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.