Sportistja ruse, Elizabeta Tutkamishova, një kampione evropiane dhe botërore në patinazh, kohëve të fundit befasoi me një deklaratë interesante.
Madje, ajo mori shumë komente negative në rrjetet sociale, shkruan FrontOnline.
Me pak fjalë, 24-vjeçarja tha se nevoja për seks është e ndryshme për burat dhe gratë dhe se ajo do ta falte partnerin e saj nëse ai do ta tradhëtonte.
“Këto janë nevoja të ndryshme. Nuk do ta kisha problem nëse nuk bëj seks për një kohë të gjatë. Është më ndryshe te burrat. Ne duhet t’i falim ata nëse kërkojnë seks diku tjetër”, tha ajo.
Sigurisht, shumica e komenteve negative erdhën nga gratë, të cilat e kritikuan ashpër deklaratën e sportistes./FrontOnline/