Hendbollistja nga Mali i Zi, Natalija Milatoviq, anëtare e fitueses së Kupës së Kosovës, KHF Istogu, ftohet në Përfaqësuesen e Kosovës U-19.
Milatoviq është ndër lojtaret më të mira në Superligën e Kosovës dhe luan në pozitën bek i majtë dhe bek i djathtë.
Ajo është 19-vjeçare dhe e gjatë 180 centimetra.
Milatoviq, nëse vazhdon me këtë formë së shpejti pritet të jetë edhe pjesë e përfaqësueses A.
Është lojtarja e dytë me radhë që nga Mali i Zi vesh fanellën e Kosovës, e para Suzana Ujkiq për përfaqësuesen A.
Kjo është edhe meritë e punës së palodhshme të trajnerit të Istogut dhe Kombëtares së Kosovës, Faruk Shala.
Hendbollistet e Përfaqësueses U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Shkup prej 10 deri më 18 korrik.