Sporti, në veçanti boksi shqiptar e ka marrë një lajm të trishtë.
Në moshën 85-vjeçare, ka vdekur ish-boksieri dhe komentatori i njohur, Ahmet Golemi, shkruan FrontOnline.
Këtë lajm e ka konfirmuar djali i tij në rrjetet sociale.
Ahmet Golemi është shpallur pesë herë kampion në Shqipëri, gjithashtu ai do të mbahet mend edhe si komentatori më i mirë i boksit shqiptar./FrontOnline/