Një moment kontravers ndodhi mbrëmë pasi emri i Kosovës u shkrua me shkonja të vogla në TV dhe në gazetat spanjolle pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kosova u pavarësua nga Serbia në vitin 2008 dhe në FIFA dhe UEFA u pranua në vitin 2016, shkruan “SportBible”, përcjell FrontOnline.
More controversy occurred last night as Spain refused to acknowledge Kosovo's independence. They were described as 'territory' instead. https://t.co/qMAZxqAZgW
— SPORTbible (@sportbible) April 1, 2021
Përfaqësuesja e Kosovës debutoi në eliminatoret e Kupës së Botës në vitin 2016, por pesë vite më pas, Spanja ende nuk e njeh Kosovën si shtet.
Mbrëmjen e kaluar, Spanja mposhti 3:1 Kosovën në Sevill, por vëmenjda ka marrë veprimi skandaloz i televizionit publik spanjoll.
Në tabelën e rezultatit, emri i Kosovës u shënua me shkronja të vogla: “kos”.
Because Spain does not recognise Kosovo independence, their name is being written in lower-case letters for tonight's game. Beyond petty. pic.twitter.com/zIJcBgtSTz
— FootballJOE (@FootballJOE) March 31, 2021
Skandalin e filloi javë më parë Federata e Futbollit e Spanjës kur iu referua Kosovës si “territor”, derisa paralajmëroi se ndeshja do të luhej pa himnin dhe flamurin e Kosovës.
Megjithatë, me insistimin e UEFA-së dhe FIFA-së, himni i Kosovës u intonua dhe flamuri i Kosovës ishte i pranishëm në “La Cartuja”.
Por, komentatorët e televizionit publik spanjoll iu referuan Kosovës si “skuadra nga Federata e Kosovës”.
Kosovo 🇽🇰 anthem in #Spain
This is historic ♥️ pic.twitter.com/B0TaTV1T8t— Shpend Lila (@Shpend_Lila) March 31, 2021
Ndryshe, në kampanjën eliminatore për “Katar 2022”, Kosova ndodhet në grupin B së bashku me Spanjën, Greqinë, Gjeorgjinë dhe Suedinë. /FrontOnline/