×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’po shkohet në shkollë”, ekspertët tregojnë se a duhet të protestojnë nxënësit

    FrontOnline
    19 Prill 2022

    Në disa komuna të Kosovës sot u protestua.

    Por, kësaj here kjo protestë ishte organizuar nga nxënësit.

    Motoja “S’po shkohet në shkollë” ishte slogani kryesor i nxënësve në këtë protestë.

    Kjo, protestë u organizua për të kundërshtuar ngacmimet seksuale, bullizmin dhe mungesën e psikologëve, të cilat sipas organizatorëve po pengojnë zhvillimin e cilësisë së arsimit, shkruan FrontOnline.

    Por si po e shohin këtë protestë sociologë e njohës të arsimit në vend.

    Sociologu Shala: Protesta tregon mungesën e organizimit të shkollave për t’i adresuar problemet

    Sociologu Adem Shala, thotë për FrontOnline se protesta e sotme e nxënësve në disa komuna tregon mungesën e organizimit të shkollave.

    Sipas tij, këto probleme së pari duhet të adresohen në shkollë, e më pas të ketë organizim të protestave.

    “Në fakt kjo po e tregon më shumë mungesën e organizimit të shkollave në një far mënyre, edhe thjesht mi adresu këto probleme në shkolla, kjo kish me qenë prioritet para se me ardh deri tek çështja e protestave dhe organizimeve”, tha ai për Front Online.

    Ndërsa, thotë se shkollat duhet të rrisin efikasitetin e bashkëpunimit multidisiplinar dhe multiprofesional.

     “Shkollat duhet të rrisin efikasitetin e  bashkëpunimit multidisiplinar dhe multiprofesional, në mënyrë që më i trajtu problemet që i kanë nxënësit në këtë raste”, thotë ai për Front Online.

    Qehaja: Protesta e sotme dëshmon që të rinjtë tashmë janë aktivizuar

    Ndërsa, qëndrim tjetër ka njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

    Ai, për FrontOnline thotë se kjo dëshmon për aktivizim të të rinjve duke bërë presion.

    “Iniciativa si kjo janë të mirëseardhura dhe dëshmojnë për një aktivizim të shtuar qytetar në mesin e të rinjve. Kërkesa për përgjegjësi është pikënisje e ndryshimit, dhe ajo duhet të filloj nga komuniteti i shkollës për mësimdhënie më të mirë në shkollë, për këtë nevojitet të kemi prindër dhe nxënës të fuqizuar që janë të vetëdijshëm që ndryshimi mund të ndodhë edhe nga ta si një presion i rritur qytetar”, tha ai.

    Qehaja thotë se nëse prindërit dhe nxënësit do të kërkonin llogari, atëherë shkollat e vendit nuk do të kishin mësimdhënës të papërgatitur.

    “Nuk besoj që do të kishim mësimdhënës të papërgatitur për orë, po nëse do të kishim prindër dhe nxënës që kërkojnë llogari, sikurse që nuk besoj që do të kishim reforma spontane në sistem nga niveli qendror po nëse do të kishim një komunitet të mësimdhënësve të vetëdijshëm dhe të fuqizuar”, tha ai për Front Online.

    Për, këtë protestë sot ka reaguar edhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

    Ajo ka shkruar se i gëzohet aktivizmit të të rinjve dhe mendimit të njëjtë se cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët./FrontOnline

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.