Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka marrë vendim për funksionalizim dhe ri-organizim të shërbimeve ambulatore për sëmundjet e brendshme të zemrës. Kështu kanë njoftuar nga spitali, ku edhe kanë publikuar orarin e ri të shërbimeve ambulatore.
Njoftimi i plotë i spitalit:
Të nderuar qytetarë,
Menaxhmenti i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri ju njofton se ka marr vendim për funksionalizim dhe ri-organizim të shërbimeve ambulantore për sëmundjet e brendshme dhe të zemrës.
Puna dhe orari i ri i shërbimeve ambullantore është si në vijim;
1. Interno – pesë (5) ditë pune, prej orës 08:00 deri në ora 10:00.
2. Kardiologji – pesë (5) ditë pune, prej orës 08:00 deri në ora 10:00.
3. Endokrinologji – katër (4) ditë pune, prej orës 08:00 deri në ora 10:00.
4. Reumatologji – pesë (5) ditë pune, prej orës 11:00 deri në ora 14:00.
5. Pulmologji – katër (4) ditë pune, prej orës 11:00 deri në ora 14:00.
6. Gastroenterologji – pesë (5) ditë pune, prej orës 11:00 deri në ora 14:00.
Puna dhe orari i shërbimeve diagnostike është caktuar si në vijim;
1. Shërbimi gastroenterologjik (gastroskopi, kollonoskopi, etj) – pesë (5) ditë pune, prej orës 08: deri në ora 10:00.
2. Kabineti kardiologjik (zemrës) Echo, ergometri, etj – pesë (5) ditë punë, prej orës 11:00-14:00.
Pacientët të cilët kanë nevojë të marrin shërbime sipas orarit të caktuar për çdo pa rregullsi mund të paraqesin ankesat e tyre në kutitë e ankesave.