×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali i Gjilanit në mungesë të oksigjenit: Armend Zemaj po bën selfie, Lutfi Haziri ka rënë në gjumë dimëror

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Spitali Rajonal i Gjilanit ka drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për mungesë të oksigjenit.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali thotë se Zemaj po e premton zgjidhjen e këtij problem vetëm sa për selfie dhe konsum ditor, derisa për Hazirin thotë se ka rënë në gjumë dimëror.

    “Në mungesë të oksigjenit ka pacient që detyrohen të kërkojnë ndihmë në Prishtinë. Nysret Hajrullahu thotë se ka vështirësi në furnizim me oksigjen. Armend Zemaj vetëm sa për selfije dhe konsum ditor po premton zgjidhjen e këtij problemi. Lutfi Haziri ka ra në gjumë dimëror”, thuhet në postimin e spitalit.

    Ndryshe, dy pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët kanë qenë të shtrirë në Spitalin e Gjilanit, janë transferuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mungesë të oksigjenit.

    Familjarë të pacientëve atje janë ankuar se nuk po ka oksigjen për trajtimin e të infektuarve me COVID, e këtë e ka konfirmuar drejtori i spitalit.

    Ndonëse, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të premten nuk i jepte gjasa mungesës së oksigjenit nëpër spitalet e Kosovës, diçka e tillë po ndodh në Gjilan.

    Ukshin Ismajli, drejtor klinik në këtë spital, ka thënë për Express se ka pasur dhe vazhdon të ketë vështirësi në furnizimin me oksigjen.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme dy pacientë nga ky spital janë dërguar në QKUK për shkak të vështirësive në furnizimin me oksigjen.

    “Ka pasur dhe ka probleme me furnizim me oksigjen. Dy pacientë janë dërguar sot në QKUK për shkak të oksigjenit”, ka thënë ai.

    Mungesën e oksigjenit në këtë spital e kanë ngritur disa herë nga kjo komunë, nga e cila kanë kërkuar edhe furnizim urgjent me të. Ditë më parë nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, bëri të ditur se Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale për ta zgjidhur këtë problem.

    Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka thënë ditë më parë për Express se furnizimi me oksigjen nuk është në kompetencë të saj, kështu edhe nuk ka pranuar të prononcohet nëse do t’u dalë në ndihmë institucioneve publike shëndetësore në vend.

    Përndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një konference për media të mbajtur të premten e ka mohuar se ka mungesë të oksigjenit.

    Ai ka bërë thirrje për mos krijimin e panikës te qytetarët, duke thënë se ka mjaftueshëm oksigjen në spitale.

    “Oksigjeni është elementar, andaj edhe ka mjaftueshëm në objektet spitalore. Gjithashtu do të ndërtohen edhe tanket e tjera të reja, të cilat do të shtojnë rreth 20 mijë litra të tjera të oksigjenit”, kishte deklaruar ministri.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Fëmijët në Kosovë kanë thënë se bullizimi kryesisht ndodh në rrjetet sociale dhe në shkolla, sipas një ankete të realizuar nga organizata...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Oficeri i FSK-së, Durim Behluli ka përfunduar kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se për shkak të politikave jo të mira të...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A. Sipas njoftimi të kësaj ndërmarrjeje deri tek ky vendim...
    Sport20 Nëntor 2024
    UEFA e ka marrë sot vendimin për ndeshjen e ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës. Shtëpia e futbollit evropian vendosi që këtë ndeshje...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në Serbi, Tomislav Momiroviq ka dorëzuar sot dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi sic thotë ai goditi jo vetëm shqiptarët e...
    Vip20 Nëntor 2024
    Rovena dhe Arioni kanë qëndruar bashkë në kuzhinë, duke përgatitur ushqim. Por, ajo është shprehur se po i mungon vaji i ullirit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.