Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Sipas Prokurorisë së Ferizajt i dyshuari për vrasjen e gruas është ish-bashkëshorti i saj.
I dyshuari që kreu krimin e sotëm në Ferizaj është arrestuar gjysmë ore pas aktit, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për FrontOnline.
Ndërkohë nga Spitali i Ferizajt për FrontOnline thonë se personi i plagosur është vëllau i gruas që u vra sot tek Qendra për Punë Sociale.
Sipas Spitalit të Ferizajt, personi i plagosur e që është vëllau i viktimës, është Drilon Cokli i moshës së mitur i lindur në vitin 2009.
”Sipas informacioneve që kam viktima është Erona Cokli e lindur në vitin 2003 derisa vëllau i saj i plagosur është Drilon Cokli i lindur në vitin 2009. Gjendja aktuale e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë, pasi iu është hequr plumbi nga trupi dhe do të trajtohet në ortopedi ”, tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi për FrontOnline.