Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar sot kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Mike Johnson, për rizgjedhjen.
Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se beson se do të rritet bashkëpunimi mes ShBA-së dhe Shqipërisë.
“Urime Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Jam e bindur se nën lidershipin e Kryetarit Johnson, bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet dhe intensifikohet”, ka thënë Spiropali.
Mike Johnson fitoi me 218 vota nga 434 anëtarët që votuan.