×
  • Lajme
  • Lajme

    Spence: Kombet e Bashkuara do ta intensifikojnë mbështetjen për Kosovën

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Kryeministri i i vendit,  Albin Kurti, ka takuar sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

    Në takimit u bisedua rreth bashkëpunimin të ngushtë me UNKT, ndërkohë që u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta.

    Bëhet e ditur se Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar.

    “Në takim u bisedua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit. Në veçanti, znj. Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministit.

    Gjithashtu bëhet e ditur se pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi me kryeministrin Kurti ishte edhe diskutimi i mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i këtij qyteti, Ferit Idrizi....
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e rëndë financiare në televizionin publik, kur po hyjmë në ditën e 15-të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Redaktori i RTK-së, Alban Selimi, ka reaguar ashpër për vonesat në pagat e punonjësve të RTK-së, duke e quajtur situatën “të turpshme”....
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt...
    Sport14 Gusht 2025
    Humbja 3-1 ndaj FCSB në ndeshjen e kthimit i mbyll dyert e kualifikimit në Ligën e Evropës, por Drita do të kenë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 vatra zjarri. Nëntë prej tyre...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.