Xuxi ka akuzuar Drilonin se përdorë hapa për qetësim, dhe mungesës së emocioneve. Këtë deklaratë ai ia kishte thënë Xhenetës e cila më pas e hapi si temë diskutimi brenda shtëpisë.
Pasi banorët iu kundërvunë ai tha se nuk është i sigurt 100%, por se ashtu ka menduar, ndërsa Driloni tha se ai përdorë hapa për ushqim dhe se i përdorin gjithë sportistët.
“Nuk jam i sigurt, unë thash do hapa që i pinë s’jam i sigurt por janë hapa për qetësim!”, u shpreh Xuxi.
“Të gjitha kokrrat që i marrë janë ushqime, janë suplemente!”, i tha Driloni.
Këto spekulime të Xuxit nxitën debat të ashpër mes banorëve, ndërsa ishte Rovena ajo që larg banorëve i tha që ajo ishte një spekulim i rëndë.
“Është një spekulim i rëndë për djalin, më beso!”, u shpreh Rovena.
Ani pse Xuxi po i thoshte se atë deklaratë e kishte bërë për ta ngacmuar Drilonin, Rovena e kritikoi atë.
“Ka pasë probleme me depresion në Gjermani ka jetuar, një prej i hapave që ka marrë për qetësim bio, janë këto!”, u shpreh Xuxi për Drionin.
“Ja kam thënë me qëllim Xhenetës, që të bëhet debat atje”, tha ai.
Për më shumë detaje, ndiqni videot më poshtë: