×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spekulimet për numrin e të vikti*mave në Koçan, Qeveria në RMV: 59 janë të vd*ekur, s’janë as 100 as 120

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas disa spekulimeve dhe dezinformatave lidhur me numrin e viktimave nga tragjedia që ndodhi në një klub në Koçan.

    Duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe respekt për viktimat, Qeveria në RMV konfirmon se numri i viktimave mbetet 59 dhe se shifrat tjera të pretenduara janë të pasakta.

    “Lidhur me tragjedinë në Koçan, Qeveria shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerëve dhe të plagosurve. Këto janë momente pikëllimi dhe solidariteti, kur të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe respekt për viktimat. Në opinion po qarkullojnë spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria, me përgjegjësi të plotë, konfirmon se numri i viktimave është 59. Çdo pretendim tjetër për 100 apo 120 të vdekur është i pavërtetë dhe i pabazuar”.

    Qeveria maqedonase thotë se informacione të tilla të rreme vetëm sa rrisin shqetësimin në opinion dhe u shkaktojnë dhimbje të mëtejshme familjeve të viktimave.

    Shifrat përcaktohen nga shërbimet zyrtare mjekësore dhe hetimore që punojnë në terren.

    Qeveria tha se insiston në transparencë të plotë dhe opinioni do të informohet rregullisht për të gjitha detajet e reja që lidhen me hetimin.

    “Apelojmë te mediat dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve të pakonfirmuara dhe të mos përhapin spekulime. Ky nuk është momenti për manipulime, por për unitet, respekt dhe përgjegjësi.  Qeveria mbetet e përkushtuar për të zbardhur të gjitha aspektet e kësaj tragjedie dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për familjet e viktimave”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një gjykatë e Bosnjës ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik, presidentin e entitetit të Republika Serbe, si dhe për dy...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Juglindja e Shqipërisë është zgjuar në pushtetin e reshjeve të dëborës. Në qoftë se para disa ditësh temperaturat në Korçë shënuan 23...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot në orën 18:00 është paralajmëruar protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan....
    Të tjera
    Kronika18 Mars 2025
    Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Kaçanik, duke vjedhur kështu stoli ari. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Ohër, më 18 mars 2023, ishin dakorduar për...
    Kronika18 Mars 2025
    Dy të mitur janë arrestuar në Gjilan pasi kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market. Ata e kanë sulmuar me shishe...
    Kronika18 Mars 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Viti. Policia bën të ditur se në vendin...
    Kronika18 Mars 2025
    Është gjetur pa shenja jete një grua në Gjakovë. Policia ka bërë të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj ...
    Lajme18 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka nisur bastisje në Zyrat e Kompanisë Ujësjellësi Gjakova. Aty dyshohet për dallavere me tenderë Hasan Krasniqi, ish-kandidat për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.