Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme duke bërë një hap të madh drejt finales, pasi mposhti Paris Saint-Germainin në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
“Qytetarët” triumfuan 1:2 me përmbysje të rezultatit në kryeqytetin francez, në Paris.
Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola e nisën aspak mirë ndeshjen, pasi ishin francezët të parët që avancuan me brazilianin Marquinhos, gol ky që ishte i vetmi në pjesën e parë.
Anglezët “shpërthyen” në fraksionin e dytë të ndeshjes me ç’rast siguruan fitoren duke shënuar dy gola.
Kevin de Bruyne realizoi një gol të bukur nga largësi për 1:1 në minutën e 64, ndërkohë që shtatë minuta më vonë Mahrez realizoi nga gjuajtja e lirë për të shpërthyer në festë mysafirët.
Kësisoj, Manchester City e pret ndeshjen e dytë në shtëpi pa presion, ndërsa Parisienët për të prerë biletën për në finale duhet të djerësiten mirë në “Etihad Stadium”.
Vlen të theksohet se Idrissa Gueye i PSG-së e la skuadrën me 10 lojtarë në fushë pasi u ndëshkua me karton të kuq direkt.