Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili kaloi nga Big Brother VIP Kosova në Big Brother VIP Albania menjëherë pas eliminimit të tij.
Ky kalim ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka krijuar shumë diskutime mes banorëve dhe audiencës.
Alaudini ishte i pari që e përmendi emrin e Gjestit gjatë emisionit, duke thënë: “Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”.
Pas kësaj, Alaudini e drejtoi bisedën tek Olta, duke kërkuar mendimin e saj për situatën e Gjestit.
Olta, e njohur për komentet e saj të sinqerta dhe të drejtpërdrejta, shprehu gjithashtu një mbështetje të madhe për Gjestin.
Ajo tha: “Mendoj që Gjesti ka thyer dhe do të thyejë çdo rekord. Se të bëjë dy Big Brother-a rresht, uroj që t’i mbajë nervat, t’i mbajë energjitë dhe të vazhdojë deri në fund, uroj shumë”. /Telegrafi/