Ka përfunduar turneu 3×3, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Turneu është organizuar në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave, përcjell FrontOnline.
Te meshkujt kanë marrë pjesë 12 ekipe, duke dhuruar spektakël në Marigona Rezidencë. Gjatë ditës janë zhvilluar shumë ndeshje interesante, fillimisht në grupe, dhe më pas në gjysmëfinale e finale.
E, në finale janë takuar Air Force dhe Grapeland. Pas një sfide shumë të bukur dhe dramatike, ekipi nga Rahoveci ka fituar 17:19, me dy pikë në fund nga Bardh Rexha.
Ekipi Grapeland do të përfaqësojë Kosovën në turneun e FIBA-s në 3×3, që do të zhvillohet në fund të muajit qershor.
Ekipi i Grapeland përbëhej nga Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Altin Selmancena, derisa Kupën ia dorëzoi anëtari i Bordit të FBK-së, Leart Hoxha.
Gjatë turneut kishte spektakël, me muzikë dhe streetball, si dhe sfida shumë të bukura. Kujtojmë se në konkurrencën e femrave ka fituar Alma./FrontOnline/