×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja ua vazhdon paraburgimin edhe për nga dy muaj të tjerë Krasniqit dhe Selimit

    FrontOnline
    14 Nëntor 2024

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë ndaj dy të akuzuarve, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Përmes dy vendimeve të ndara, më 13 nëntor 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ua ka vazhduar këtë masë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Në arsyetimin e këtyre vendimeve, thuhet se nuk ka informacione të mjaftueshme që mund të konkludohet që dy të akuzuarit të ikin nga drejtësia. Megjithatë, Paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së dhe të kryejnë krime të tjera ndaj atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe ndikimin tek dëshmitarët.

    Ndërsa, sa i takon masave alternative, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte argumentuar se asnjë masë nuk i zbut mjaftueshëm rreziqet përkatëse dhe se ato mund të menaxhohen më së miri vetëm në objektin e paraburgimit.

    Kurse, mbrojtja e Selimit dhe e Krasniqit, nuk i është përgjigjur parashtrimeve të ZPS-së.

    Si rrjedhojë, pasi janë shqyrtuar të gjitha rrethanat përkatëse, Paneli i gjyqtarëve ka vazhduar masën e paraburgimit për dy të akuzuarit.

    “Në dritën e sa më sipër, si dhe faktit që ekzistojnë rreziqe të vazhdueshme të pengimit të procedurave dhe të kryerjes së krimeve të tjera, të cilat nuk mund të zbuten në mënyrë të mjaftueshme nga masat alternative të arsyeshme, Paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi për një periudhë të mëtejshme prej dy muajsh është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të këtij rasti”, thuhet në vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Selimit, e po ashtu ngjashëm edhe në atë ndaj Krasniqit.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, deklaroi se edhe vet opozita nuk e beson që do të fitojnë në zgjedhjet e muajit...
    Sport14 Nëntor 2024
    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.