U.d e presidentit, Vjosa Osmani do takohet sot me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, kanë konfirmuar nga kabineti i Osmanit.
Pak ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin, u.d e presidentit do të pres në takim kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin.
Nga kabineti i Osmanit kanë konfirmuar për Front Online se Hoti do të shkojë në presidencë për takimin me u.d e presidentit në orën 10:00.
Ky takim vjen pas tërmetit politik që ka shkaktuar Tribunali Special me arrestimet e fundit.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.
Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./Front Online/