Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit, që paraqitjen fillestare të tij në seancën dëgjimore, ta bëjë përmes video-konferencës.
Këtë e ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ndërsa u shpreh se kjo formë seance është pjesë e Rregullores së Procedurës dhe Provave.
Sipas saj një kërkesë të tillë fillimisht e parashtron mbrojtësi i klientit, ndërsa më pas gjykatësi aprovon.
”Gjykatësi mund të pranojë një kërkesë për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore përmes video konferencës. Për shembull këtë mëngjes (të hënën), gjyqtari i procedurës paraprake miratoi kërkesën e mbrojtësit të z. Krasniqi për të marrë pjesë në paraqitjen fillestare të z. Krasniqi përmes video-konferencës. Kjo është në përputhje me Ligjin si dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave”.
Kjo përgjigjie e saj erdhi pas interesimit të Klan Kosovës, lidhur me procedurat e seancave gjyqësore, për personat ish-zyrtarë të Republikës së Kosovës, të cilën ngarkohen me akuza nga Prokuroria e Specializuar.
Paraprakisht në një përgjigjie tjetër dhënë kohë më parë, Griep ishte shprehur: ”Procedurat e gjykimit janë të njëjta për të gjithë siç rregullohen me Ligjin dhe Rregulloren e Procedurës dhe Provave”.