×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja jep detaje rreth trajtimin shëndetësor që po i bëhet Hysni Gucatit

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Është raportuar se gjatë qëndrimit të Hysni Gucatiti në dhomën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, i njëjti ka pasur probleme shëndetësore, raporton Front Online.

    I pari i veteranëve ka probleme me astmën, diabetin si dhe shtypjen e lartë të gjakut.

    Madje në seancën ndaj Gucatit, Jonathan Ellison Rees, mbrojtës i kreut të OVL-UÇK-së, ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij.

    Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale.

    Zyrtarë të kësaj Gjykate, kanë thënë për Front Online, se nuk mund të japin informacione konkrete mbi gjendjen e Gucatit, mirëpo të njëjtit pohojnë se gjendja e të gjithë të paraburgosurve është thelbësore dhe e mbrojtur në çdo kohë.

    “Për arsye të privatësisë dhe parimit të konfidencialitetit të informacionit mjekësor, Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk japin informacione mbi shëndetin e personave në kujdestari të tyre. Si çështje e përgjithshme, shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë të paraburgosurve është thelbësore dhe e mbrojtur në çdo kohë”, kanë thënë për Front Online, zyrtarë nga Gjykata Speciale.

    Zyrtarë nga Dhomave të Specializuara në Hagë, kanë thënë për Front Online se kanë një mjek të kualifikuar mjekësorë që është në dispozicion në raste urgjence.

    “Një zonë e caktuar brenda mjediseve të paraburgimit është e pajisur dhe mobiluar në mënyrë të përshtatshme për sigurimin e kujdesit dhe trajtimit mjekësor. Kujdesi mjekësor special është gjithashtu në dispozicion për të paraburgosurit. Pas mbërritjes në objektet e paraburgimit, një i paraburgosur merr një ekzaminim të plotë mjekësor dhe siguron numrat e kontaktit të urgjencës. Në çdo kohë, një mjek i kualifikuar mjekësor është në dispozicion pa vonesë, në rast urgjence. Një oficer i paraburgimit i aftë të sigurojë ndihmën e parë është gjithashtu i disponueshëm në çdo kohë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Sa i përket mundësisë së lirimit të tyre nga paraburgimi, nga Gjykata Speciale kanë thënë për Front Online, se tani i takon gjykatësit të vendos për këtë çështje.

    “Avokati mbrojtës për z. Gucati dhe z. Haradinaj kanë ngritur propozime, përfshirë edhe lirimin e të dyshuarve. Gjykatësi kërkoi nga Prokuroria që të paraqesë përgjigjen e tyre ndaj këtyre mocioneve. Tani i takon gjyqtarit të vendosë për këto mocione”, thuhet të përgjigjet e Speciales për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka theksuar se përvjetori i masakrës së Reçakut kujton përgjegjësinë kolektive për t’u përballur me të kaluarën...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka kritikuar ashpër fushatën e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.