×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja ia vazhdon paraburgimin Haxhi Shalës

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Haxhi Shalës t’i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

    Vendimi është marrë më 4 tetor 2024 nga kryegjyqtarja Mappie Veldt-Foglia e cila caktoi afatet kohore për palët lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit për Haxhi Shalën.

    “Për arsyet e lartpërmendura, Paneli urdhëron si vijon: a. URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të z. Shala; b. URDHËRON ZPS-në që të dorëzojë parashtresat për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të të akuzuarit jo më vonë se të hënën, më 11 nëntor 2024, në orën 16:00; c. URDHËRON Mbrojtjen që të dorëzojë parashtresat për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të z. Shala, nëse dëshiron, jo më vonë se të hënën, më 18 nëntor 2024, në orën 16:00; d. URDHËRON ZPS-në që të dorëzojë një përgjigje, nëse dëshiron, jo më vonë se të enjten, më 21 nëntor 2024, në orën 16:00; dhe e. URDHËRON Mbrojtjen që të dorëzojë versione të redaktuara publike të parashtresave F00471 dhe F00478, ose të tregojë nëse këto parashtresa mund të ri-klasifikohen si publike, deri të mërkurën, më 16 tetor 2024”, thuhet në vendim.

    Në arsyetimin e vendimit thuhet se për Haxhi Shalës ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka rrezik që të arratiset, të pengojë administrimin e drejtësisë ose të kryej krime të tjera.

    Mbrojtja kishte propozuar disa kushte alternative siç ishte lirimi me kusht i Haxhi Shalës që ai të qëndroj në arrest shtëpiak dhe të paraqitej periodikisht në Policinë e Kosovës duke dorëzuar të gjitha dokumentet e tij të udhëtimit ose të paguaj edhe dorëzani.

    “Në këtë drejtim, Paneli vëren gatishmërinë e të akuzuarit për të qëndruar, ndër të tjera, në arrest shtëpie në banesën e tij, për të respektuar një ndalim të kontrolluar elektronikisht (edhe pse i kufizuar përkohësisht), për të raportuar periodikisht në Policinë e Kosovës, për të dorëzuar dokumentet e tij të udhëtimit dhe/ose për të paguar një garanci financiare”, thuhet në vendim.

    Megjithatë, Paneli ka konstatuar se asnjë nga kushtet e propozuara nga mbrojtja nuk mund ta zbusin në mënyrë të mjaftueshme rrezikun që Shala mund të kryej krime të tjera duke përfshirë edhe pengimin e procedurave gjyqësore.

    Ndryshe, më 8 shkurt, gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për bashkimin e aktakuzave të konfirmuara në çështjen gjyqësore ndaj Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit me atë të Haxhi Shalës.

    Në vendimin për bashkimin e aktakuzave, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se dy aktakuzat e konfirmuara në rastin 10 dhe 11 i ngarkojnë tre të akuzuarit për vepra të njëjta penale duke specifikuar që kanë vepruar si grup. Po ashtu, në vendim thuhet se vërehet që aktakuzat e konfirmuara në këto dy raste lindin nga të njëjtat pretendime faktike.

    Në bazë të kësaj, gjyqtari ka vendosur që ZPS-së t’i jep leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar në rastin 10 duke iu referuar amendamentit të parë, ndërsa amendamenti i dytë u refuzua.

    Gjithashtu, gjyqtari Guillou udhëzoi ZPS-në që të paraqesë një kërkesë për ndryshimin e aktakuzës së konfirmuar në rastin 10 sipas amendamentit të dytë, por në përputhje me dispozitat e Rregullores 86.

    Pasi u miratua bashkimi i dy aktakuzave, Guillou vendosi se çështja e përbashkët do të vazhdojë me numrin KSC-BC-2023-10, i cili do të riemërohet në atë mënyrë që të përfshihen të tre të akuzuarit.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte dorëzuar më 12 janar aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit dhe atë të Haxhi Shalës.

    Në seancën e parë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Bahtijari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Gjithashtu, më 8 korrik janë bërë ndryshime në aktakuzën e përbashkët ku janë shtuar akuzat ndaj Bahtijarit dhe Januzit për frikësim përmes premtimit ose dhuratës, e cila përkufizohet edhe me Kodin Penal të Kosovës.

    Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

    Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.

    Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.

    Më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

    Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Kurse, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve, tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup. /BetimipërDrejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.