Avokati i akredituar nga Specialja, Kadri Osaj ka kërkuar reagimin e kryeprokurorit të shtetit për bastisjet që po kryen Specialja në tri lokacione sot në Prishtinë.Në një lidhje direkte në Kanal10, ai ka thënë se hetimet kanë përfunduar, dhe nuk ka asnjë arsye që të bëhen kësi lloj bastisjesh.
Në këtë formë, ai ka kërkuar intervenimin e kryeprokurorit Lumezi.
“Hetimet kanë përfunduar dhe kryeprokurori i shtetit duhet të marrë veprime. Janë shkelur normat ndërkombëtare. Prokurori i shtetit duhet të veprojë konform dispozitave ligjore, dhe të shikojë se si është vepruar në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë bazë juridike sepse hetimet fillojnë në një periudhë të caktuar e pastaj përfundojnë. Meqenëse nuk janë kërkuar hetime shtesë, këto veprime janë arbitrare”, ka thënë ai.