×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja, gjykatë e “WhatsApp-it”

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Shumë njerëz kanë marrë ftesa nga Gjykata Speciale për intervistim, por në një mënyrë shumë të veçantë.

    Kjo Gjykatë po i telefonon njerëzit me anë të aplikacionit Whatsapp, dhe po u kërkon që të shkojnë në zyrat e tyre për intervistim.

    Njohësit e çështjeve juridike, thonë se kjo mënyrë komunikimi është jo profesionale.

    Gjykata Speciale ka filluar një formë komunikimi tejet interesante. Ajo po i fton njerëzit për intervistim me anë të aplikacionit “WhatsApp”. Një formë e tillë e komunikimit është krejtësisht joprofesionale, sipas këshilltarit ligjor, Anton Nrecaj.

    “Fillimisht nuk dua të besoj që Gjykata Speciale komunikon përmes një aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga interneti edhe në atë formë të komunikoj si formë e komunikimit zyrtarë. Unë dyshoj që këto thirrje nuk mund të jenë nga Gjykata Speciale, apo Prokuroria Speciale ngase, natyra e komunikimit është e përcaktuar edhe me ligj se si duhet të komunikohet….Komunikimi me WhatsApp është i papranueshëm, është jo serioz, jo profesional, me një fjalë është joprofesionale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Nrecaj.

    Avokati Tomë Gashi thotë se askush nuk është i obliguar që t’u përgjigjet thirrjeje që vijnë përmes rrjeteve sociale nga Gjykata Speciale, pasi siç thotë ai, ky institucion duhet të dërgoj ftesa me shkrim.

    “Kemi marr vesh që ata janë duke i ftuar edhe gazetarët faktikisht në mënyra të tilla. Këto janë krejtësisht befasuese, janë të kundërligjshme dhe askush nuk ka obligim që t’i përgjigjet dikujt me ftesa të tilla telefonike, me thirrje telefonike, qoftë në rrjete sociale, apo çfarëdo. Sepse ata nuk identifikohen, numër një kush janë dhe mund ta sjellin vetveten apo dikë tjetër në situata jo të mira, mos të them se qesharake… Unë mendoj që është krejtësisht normale që ata të dërgojnë ftesa të shkruara, për të dhënë sqarime të caktuara, por jo që të ftohen përmes rrjeteve sociale”, deklaroi Tomë Gashi.

    Në mesin e të ftuarve nga Gjykata Speciale me anë të “Whatsapp-it” janë edhe disa nga gazetarët nga Kosova, ndonëse në Ligjin dhe Rregulloren e kësaj Gjykate nuk e parasheh një formë të tillë të komunikimit./RTV Dukagjini/Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Lajme12 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se PDK e LDK kanë treguar epërsi ndaj Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore. Ai në...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, njofton se në tubimin madhështor të mbrëmshëm të PDK-së, ishin të pranishëm edhe një shtresë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti nga trotuarët e pa pastruar nga bora dhe me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur zotimet e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke premtuar investime prej 5...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.