×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja deklarohet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Prokuroria ua ngriti aktakuzën me 24 prill.

    E gjyqtarit të procedurës paraprake nga Haga, i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga afati gjashtë mujor që ka për të konfirmuar ose jo aktakuzën ndaj dy figurave kyçe të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

    Vendimi për aktakuzën e tyre mund të merret me 24 tetor, por nga Specialja thonë se ai mund të mos bëhet publike për një kohë.

    Për shembull, rregulli 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedure”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Front Online.

    Të njëjtën e thotë edhe avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa.

    Megjithatë, ky pohon se pavarësisht verdiktit që mund të merret në shkallën e parë, qoftë në favor apo jo të dyshes, Veseli e Thaçi, jo gjithçka merr fund aty.

    Ka edhe një skenar që me gjasë do i presë të dyja palët.

    Çështja nuk është perfundimtare, edhe nëse hedhet poshtë, prokurori special bën ankesë dhe lënda shkon në Apel, çka do të thotë se nuk lirohen të pandehurit nëse hedhet poshtë. Ata nuk mund të jenë komodë se nuk do të akuzohen. Edhe në të kundërtën nese aprovohet kërkesa per hudhje të aktakuzës, njëjtë në dy situata, çështja gjithsesi do të shkojë në shkallën e dytë”, u shpreh avokati Musa për Front Online.

    Ndryshe në propozim-aktakuzën e publikuar nga Specialja me 24 qershor, presidenti Hashim Thaçi e kreu i PDK-së, Kadri Veseli përmendeshin si të dyshuar për disa dhjetëra vrasje të bëra gjatë luftës.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese i cili gjatë javës që shkoi...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski bashkë me delegacionin e tij. Ata u mirëpritën me ceremoni zyrtare....
    Lajme18 Nëntor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari Nezir Çoçaj, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë...
    Të tjera
    Kronika18 Nëntor 2024
    Është arrestuar një roje e pyllit në Gjurgjedell të Kaçanikut pasi që i njëjti sipas policisë, ka kanosur me thikë shoferin e...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Disa persona dyshohet se kanë vjedhur ari dhe gjësende të ndryshme në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Lidhur me rastin, policia...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Ka vdekur në QKUK personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK. I ndjeri u aksidentuar më 5 nëntor në kryqëzimin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Një burrë është arrestuar në Leposaviq, i cili dyshohet se ka incizuar fshehurazi të dashurën e tij serbe, derisa ajo ishte në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.