Spanja e Suedia e kanë nisur me barazim kampanjën në Euro 2020.
Këto dy kombëtare që janë kundërshtare të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, kanë luajtur baras 0:0 në sfidën e sotme e vlefshme për Grupin E ku garojnë edhe Polonia e Sllovakia.
Ndeshja u zhvillua në La Cartuja të Sevillas, derisa ishte Spanja ajo që dominoi për 90 minuta por nuk e gjeti golin, kjo edhe fal paraqitjes shumë të mirë të portierit suedez Robert Olsen.
Pas ndeshjeve të para grupin e kryeson Sllovakia me tri pikë, ndërsa nga një pikë kanë Spanja e Suedia, e fundit në tabelë është Polonia pa asnjë pikë.