Skuadra e Luis Enriques sonte u ballafaqua me Poloninë, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin E aty ku janë edhe Suedia e Sllovakia.
Spanja e nisi mirë ndeshjen pasi arriti epërsinë pas vetëm 25 minutave lojë kur shënoi Morata, por polakët janë rikthyer në lojë në pjesën e dytë kur shënuan përmes Lewandowskit për rezultatin 1:1, që mbeti deri në fund të takimit.
Spanja pas dy ndeshjeve ka dy pikë, Polonia një pikë, ndërsa Suedia është e para me katër pikë dhe Sllovakia ka tri pikë në vendin e dytë. Në ndeshjen e tretë Spanja luan me Sllovakinë ndërsa Polonia ndeshet me Suedinë.