Spanja ofron mbështetjen e plotë për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, tha sot Ambasadori Spanjoll në Serbi Raul Bartolome Molina.
Sipas tij, Spanja në këtë kohë do të mbështesë vendimin dhe zgjedhjen që bën Serbia.
Duke folur me përfaqësuesit e Parlamentit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Molina theksoi se qëndrimi i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës mbetet e pandryshuar, transmeton Klan Kosova.