×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SPAK-u thërret Berishën t’i komunikojë akuzën për dosjen `Partizani`

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Një muaj para mbarimit zyrtar të afatit hetimor, Struktura e Posaccme Antikorrupsion (SPAK) ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i komunikuar akuzën mbi dosjen e ish-kompleksit sportiv `Partizani`

    Jo zyrtarisht mësohet se Berisha është njoftuar të paraqitet ditën e mërkurë në mesditë në Prokurorinë e Posaçme.

    Po ashtu edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i përfshirë në hetimet e kësaj dosjeje do të paraqitet në orën 2 për t’ju komunikuar akuza.

    Prej muajit dhjetor të 2023-it Sali Berisha po qëndron me masën e “arrestit në shtëpi” pas refuzimit të herëpashershëm për të respektuar masën e sigurisë së detyrimit për t’u paraqit.

    Ish-kryeministri është nën hetim dhe deri më tani asnjë akuzë nuk është ngritur për të, ndërkohë që SPAK ka dyshime se ai përdori pozicionin e kryeministrit për të favorizuar familjarët e dhëndrit të tij për përfitimin e pronës në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

    Berisha është thirrur vetëm një herë në SPAK përballë prokurorëve për t’u pyetur për dosjen, ndërkohë që në këtë periudhë të gjitha ankimimet e tij për ndryshim të masës së sigurisë i janë refuzuar.RTSH

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë të Gjermanisë. Vendimi u...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro - Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova ka shkuar në pushim me...
    Sport09 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po iu uron fat Kosovës, në ndeshjen kundër Qipros. “Good luck” (Fat të mbarë), ka shkruar ai në një fotografi...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës....
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar edhe golin e dytë kundër Qipros. Realizatori i golit sërish është Vedat Muriqi. Ai golin e parë e shënoi...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë të Gjermanisë. Vendimi u...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.